“Cikli ynë i qeverisjes i pambyllur”, Rama në Lushnjë për anëtarësimet e reja në PS

6 Mars 2024 | 20:58

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnje për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Rama deklaroi se ky proces do të shtrihet në të gjithë vendin, si domosdoshmëri që Partia Socialiste të hapet dhe të ripërtërihet.

“Cikli ynë i qeverisjes është një cikël i pambyllur, që do të thotë që të gjithë kantieret e reformave janë kantiere të pambyllura, që do të thotë që për të garantuar mbylljen e tyre me sukses, ne duhet të bëjmë ç’mos që të arrijmë objektivat strategjik të vizionit të Shqipërisë 2030. Unë kam besuar qysh kur kam filluar ta njoh nga brenda Partinë Socialiste dhe ta shkel të gjithë territorin dhe të shoh hap pas hapi dhe rezultatet, që nuk ka asnjë qendër votimi në Republikën e Shqipërisë që Partia Socialist nuk fiton dot, nuk ekziston. Ama është pak por e sigurt që ne kemi një potencial shumë më të madh se sa rezultatet, qoftë në aspektin e fushave të zhvillimit të vendit, kemi një potencial shumë më të madh se rezultatet në ekonomi, pavarësisht se sot pa diskutim ekonomia është më mirë se sa ka qenë ndonjëherë, por ama nuk është aq mirë sa, ne duhet ta bëjmë që të jetë. Pa folur për drejtësinë që nuk diskutohet, ka hyrë në një fazë të re, por është një fazë e re embrionale që duhet garantuar”, tha Rama mes të tjerash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026

Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)

Rikthimi i temperaturave të larta ka sjellë një fluks të madh pushuesish në plazhet e Palasës dhe në të gjithë bregdetin e jugut të Shqipërisë....
11:15 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026