PD dhe PS në garë të ngushtë për votën e Durrësit | Barometri Politik
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, qarku i Durrësit do të votonte në këtë mënyrë: 43.3% e votuesve të anketuar nga Euronews Albania dhe kompania prestigjioze MRB do të votonin për Partinë Socialiste, 36.9% do të votonin për Partinë Demokratike dhe 5.4% do të votonin për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa 2.5% e tyre do të votonin partitë e tjera.
Diferenca mes dy partive kryesore në qarkun e Durrësit shfaqet në nivelin 6.4%, shifër kjo më e ngushtë se në rang kombëtar ku është 10.6%.
Votuesit e pavendosur për bashkinë Durrës, Krujë dhe Shijak janë në masën 11.9%.
Prirja e votës by Euronews Balkans
Krahasuar me rangun kombëtar Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një mbështetje më të lartë në Durrës, ndërsa LSI paraqitet me mbështetje më të ulët në Durrës sesa shkalla kombëtare.
Sondazhi u shtri në zonat urbane dhe rurale të qarkut të Durrësit ku u realizuan 660 intervista ballë për ballë gjatë periudhës 7-17 mars.
Lexoni gjithashtu:
Menaxhimi i pasojave të tërmetit, qarku i Durrësit i vë notë qeverisë dhe opozitës
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë