Cilat janë dy shenjat e horoskopit më me fat për vitin 2024
Astrologia e njohur Susan Miller ka përcaktuar demin dhe binjakët si dy shenjat më me fat të zodiakut për vitin 2024.
Miller theksoi se prania e Jupiterit në këto dy shenja jep mundësi për shpërblime të jashtëzaknshme gjatë këtij viti.
“Nëse jeni duke punuar shumë dhe duke marrë vendime të ndërgjegjshme, atëherë ky është një vit me shpërblime dhe përparime të jashtëzakonshme”, thotë Susan.
Astrologia theksoi se nëse këto dy shenja do të jenë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, Jupiteri do të trajtojë pjesën tjetër për realizmin e objektivave të tyre.
Sipas saj mjafton që ato të “lëzivin nga shtëpia”.
“Ju duhet të përpiqeni ta vendosni veten në vendin e duhur në kohën e duhur, dhe universi do të trajtojë pjesën tjetër. Pra, çfarë do të thotë kjo për ju? Nëse jeni duke kërkuar për të gjetur një punë të re, ju duhet ende të punoni përmes aplikimeve dhe kërkimet do të shpërblehen.
Nëse jeni duke kërkuar për dashurinë e jetës, ju takon juve të dilni. Dhe kur e bëni këtë, ka shumë gjasa të realizoni kërkesat tuaja me sukses brenda aurës së Jupiterit”, tha Miller.
Miller tha se që nga 16 maji, shenja e bekuar me fuqinë e Jupiterit ka qenë Demi, ku do të qëndrojë deri më 25 maj 2024. Ndërkohë që më pas, Jupiteri do të zhvendoset te Binjakët për pjesën tjetër të vitit.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë