Cilat janë trendet e drogave në Shqipëri, përdoruesit që 13 vjeç

26 Shtator 2023 | 16:49

Kanabisi xhelatinoz dhe tullumbacet me oksid hidrik janë disa nga drogat e reja që po përdoren në Shqipëri. Mjekët toksikologë thonë se këto substanca kanë efekte edhe më të rrezikshme duke çuar dhe në humbje

Të rinjtë që konsumojnë droga janë në rritje. Mjekët toksikologë, thonë se mosha 13 vjeç e lartë janë më të predispozuar për të qenë përdorues të tyre. LSD, xheli kanabis apo dhe tullumbacet, janë ato që përdoren më së shumti nga të rinjtë.

“Substanca e parë që zakonisht konsumohet është kanabisi, hashashi. Kohët e fundit, po shohim dhe forma më të panjohura. Xheli kanabis, në formën e karameleve, që përmbajnë substancë vajore kanabisi që ka një përqëndrim shumë herë më të madh, deri në 10 herë më shumë se cigaret e kanabisit. Risku është më i madh sepse nuk ndalemi me një karamele, por mund të kalojmë në 2-3,” – u shpreh toksikologia Sonila Bitri.

Mjekja shprehet se dëmet që këto lënde narkotike shkaktojnë janë të parikuperueshme e në disa raste me rezultate fatale. Droga tullumbace njihet si gazi që të bënë vetëm për të qeshur dhe me konsumin e parë shkakton eufori, shqisat ndryshojnë, ka çorientim dhe ankthi zvogëlohet.

“Tullumbacja që është termi që përdoret, përmban oksid hidrik është grup preparatësh që përdoret për qetësi. Ndërkohë që konsumohet nga të rinjtë me qëllime psikoaktive. Të ndihen në një realitet tjetër, koha e konsumimit është shumë e zgjatur. Janë dëmtimet e vitaminës B12, janë më pas deficite, nurologjike, xheli kanabis, janë dëme të mëdha si psikoaktive, në sferën psiqike, dhe në pjesën fizike,” – tha Bitri.

Sa i takon drogave që kanë qenë dhe më herët pjesë e tregut, si heroina dhe kokaina, ka një shtim të përdoruesve. Mjekët ngrenë alarmin se shumë herë, pikërisht këto lëndë narkotike, janë fillimi i një varësie të mëtejshme.

Tirana, dhe jo vetëm, është kthyer në qytetin që po thith trendet e fundit të drogave mjaft të rrezikshme për shëndetin e të rinjve. I tillë ishte rasti i kanabisit xhelatinoz të zbuluar së fundmi në operacionin “Tempulli”, që ka alarmuar policinë të shtojë kontrollet në 12 qarqet e vendit për të zbuluar nëse ka tendencë të shitjes së saj edhe përtej Tiranës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026