Cilat janë vendet që do përfitojnë ndihmë humanitare të financuar nga SHBA
Ukraina është përfshirë në listën e vendeve që do të përfitojnë ndihmë humanitare të financuar nga Shtetet e Bashkuara përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Sipas agjencisë së OKB-së, lista përfshin gjithsej 16 vende, mes tyre Siria, Bangladeshi, Sudani i Jugut dhe Etiopia. Fondet do të mbështesin gjithashtu Fondin Qendror të Reagimit ndaj Emergjencave (CERF), i cili përdoret për ndërhyrje të shpejta në kriza humanitare.
Më herët, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Tom Fletcher, deklaroi se SHBA-të kanë angazhuar rreth 2 miliardë dollarë ndihmë humanitare për programet globale. Sipas Reuters, kontributet humanitare të SHBA-së në OKB kanë rënë në rreth 3.3 miliardë dollarë në vitin 2025, që përbëjnë rreth 14.8% të totalit global. Në vitin 2024, kjo shumë ishte 14.1 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2022 kishte arritur në 17.2 miliardë dollarë.
Ndërkohë, drejtoresha e përgjithshme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Tatiana Valovaya, paralajmëroi në mesin e dhjetorit se buxheti i OKB-së do të ulet me 15% në vitin 2026 krahasuar me vitin 2025. Kjo pritet të çojë në një reduktim prej 18% të vendeve të punës.
OKB-ja po përballet me një deficit buxhetor për shkak të mospagesës së kontributeve nga disa vende anëtare, përfshirë SHBA-në. Si pasojë, organizata ka nisur shkurtime shpenzimesh, ngrirje të punësimeve dhe reduktim të programeve humanitare, përfshirë ndihmën për fëmijët dhe refugjatët.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë