Cili është qyteti me ajrin më të ndotur në Shqipëri

7 Janar 2023 | 15:05

Ekspertët e mjedisit kanë ngritur alarmin për qytetin e Korçës, që rezulton të jetë më i ndoturi në Shqipëri. Shkaqet kryesore lidhen me lëndën drusore që përdoret për ngrohje, por edhe gazrat që lëshojnë automjetet.

“Gjatë sezonit të dimrit Korça është qyteti më i ndotur në Shqipëri e një nga qytetet më të ndotur të Ballkanit. Sipas matjeve të kryera nga ekspertët e mjedisit rezulton se Korça është 25 herë më e ndotur nga norma e lejuar nga OBSH dhe Bashkimi Europian”, deklaroi korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi.

Elvis Çela, i cili është ekspert mjedisi është duke matur ajrin e Korçës në një periudhë afatgjatë.

Sipas matjeve të kryera me metoda të ndryshme, gjatë dimrit ajri i Korçës është tërësisht i dëmshëm për shëndetin e njerëzve.

“Në periudhën e dimrit na ka rezultuar që Korça është qyteti më i ndotur në Shqipëri. Qyteti më i ndotur në Shqipëri sipas parametrave dhe indeksit të cilësisë së ajrit rezulton bashkia e Korçës. Kemi kryer matjen me mjete të lëvizshme por edhe të instaluara, paisje që janë të lidhura nga gjithë qytetarët”, tha Çela.

Eksperti Çela zbuloi se çfarë e shkakton këtë ndotje duke thënë: “Faktori kryesor në periudhën e dimrit është djegia e druve të zjarrit masivisht nga familjarët, është qyteti me përdorimin e druve të zjarrit në përqindje shumë të lartë cka reflekton në treguesit e cilësisë së ajrit. Trafiku i rënduar në akset kryesore, infrastruktura urbane që jo në gjithë qytetin është brenda standardeve “.

Sipas tij kjo ndotje shkakton dëme në shendetin e popullatës.

“Ndotja e cilësisë së ajrit ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht në problemet e shëndetit mendor por edhe sëmundje të brendshme. Një pjesë e mjekëve kanë ngritur alarmin pasi shikojmë numrin e rritjes së virozave apo zgjatjeve përtej normales, cka e gjitha reflekton një ndotje të lartë e cila impakton shëndetin e qytetarëve”, vijoi ai.

Disa muaj më parë kryeministri Rama paralajmëroi se qyteti i Korçës do të përfshihet në projektin e gazifikimit, me mbështetjen e qeverisë së Azerbajxhanit, çka pritet të ndikojë pozitivisht për ajrin dhe ekonominë korçare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026