Cili është qyteti shqiptar më i kërkuar në google për vitin 2023
Temë e emisionit “Review” në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte zhvillimi teknologjik dhe qasja që kanë shqiptarët me kërkimet në internet.
Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi zbuloi se qyteti më i kërkuar në googole nga shqiptarët për vitin 2023 ishte Shkodra.
“Shkodra ka qenë qyteti më i kërkuar në Shqipëri. Ky është një kërkim gjeneralist”, tha ai.
Ndërkohë që specialisti i IT-së, pjesë e ekipit të Euronews Albania, Geron Taçi theksoi se u befasuan kur panë qytetin e Korçës si më të kërkuarin në google.
“Google është një instrument kërkim që regjistron të gjitha fjalët që ne shkruajmë, i identifikon nga cili shtet vijnë dhe më pas nxjerr disa të dhëna të cilat ne i përdorim për të kuptuar çfarë kanë kërkuar njerëzit nga një shtet i caktuar apo nga një gjuhë e kërkuar. Kur unë pashë Shkodrën si qytetin më të kërkuar në Shqipëri i thashë Tomit nuk ka mundësi, kjo do jetë gabim”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 13:27 Andy Burnham emërohet udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:50 Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 12:38 Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian