Cili lider preferojnë shqiptarët për kryeministër? Basha i afrohet Ramës

19 Prill 2021 | 22:33

Në sondazhin e pestë kombëtar të Euronews Albania në bashkëpunim me MRB, votuesit janë të dyzuar në opinionin e tyre mbi liderët kryesorë të politikës.

Të pyetur për kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, 48.4% e qytetarëve shprehen se kanë mendim pozitiv ndërsa 50.2% ndajnë mendim negativ.

Ndërsa për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha 45.4% e qytetarëve thonë se kanë opinion pozitiv kundrejt 52.7% që shprehin të kundërtën.

Kurse për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vetëm 18% e të pyeturve kanë mendim pozitiv dhe pjesa dërrmuese prej 80% ndajnë mendim negativ.

Opinioni pozitiv për liderët:

  • Edi Rama 48.4%
  • Lulzim Basha 45.4%
  • Monika Kryemadhi 18%

Kurba e vlerësimit për tre liderët nga sondazhi i parë deri tek i pesti, për Edi Ramën ka pasur rënie dhe ngritje, kurse për Lulzim Bashën ka pasur një rritje në anën pozitive me 10%.

Pyetjes se cilin prej dy liderëve shohin si më të përshtatshmin për postin e kryeministrit të Shqipërisë, 44.6% e qytetarëve zgjedhin Edi Ramën kurse 41.1% thonë Lulzim Basha ndërsa 10.8% nuk zgjedhin asnjërin prej tyre.

Lideri i përshtatshëm për kryeministër:

  • Edi Rama 44.6%
  • Lulzim Basha 41.1%

Nga sondazhi i parë deri tek i fundit, përqindja e tyre që preferojnë Edi Ramën për kryeministër ka pasur thuajse një vijë tre drejtë me disa luhatje të vogla.

Nga ana tjetër për Lulzim Bashën ka një rritje të ndjeshme pasi nga 28.1% në sondazhin e parë, pëlqyeshmëria për zgjedhjen e tij si kryeministër është rritur me 13%.

Cili lider preferojnë shqiptarët për kryeministër? by Euronews Balkans

Metodologjia

Sondazhi i pestë kombëtar u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 2,700 intervista ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga 1 prilli deri më 15 prill.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021