Cili nga shtetet evropiane ka çmimet më të larta të alkoolit?

10 Shtator 2019 | 14:25

Finlanda është renditur si vendi me çmimet më të larta të alkoolit në BE.

Sipas të dhënave të reja të lëshuara, Eurostat, e vendosi vendin skandinav në krye të një indeksi të veçantë çmimesh, me Bullgarinë dhe Rumaninë në skajin tjetër të shkallës.

Vlera e secilit vend në indeks, llogaritet në lidhje me mesataren e BE-së dhe kostot e jetesës.  

Çmimet e larta të alkoolit në Finlandë janë një nga faktorët që ka shtyrë finlandezët të udhëtojnë drejt Estonisë për alkool të lirë. 

Mendohet se kjo tregti u ndikua nga rritja e taksës së alkoolit nga Estonia, në një përpjekje për të trajtuar nivelet tradicionalisht të larta të konsumit të alkoolit në vend.

Rritja e çmimit të alkoolit në Estoni inkurajoi vendasit t’i drejtohen Letonisë në kërkim të pijeve alkoolike me çmime më të lira.

Jashtë bllokut, vende si Norvegjia apo Islanda, kanë çmime edhe më të larta për sa i përket shitjes së alkoolit.

Shih më poshtë, sesi indeksi i çmimit të alkoolit ka evoluar gjatë dekadës së fundit në Bashkimin Evropian, si edhe në Islandë, Norvegji dhe Zvicër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026