Cili profesion ka pagë më të lartë? Maturantët të orientuar nga tregu i punës
Maturantët po orientohen nga tregu i punës, për të zgjedhur profesionin që duan të ndjekin. Kërkesat e larta për punë në fushën e teknologjisë, duket se edhe këtë vit do të jetë në krye të listës si preferencë e tyre.
“Kemi një rritje të nxënësve që zgjedhin degët e inxhinierisë kryesisht, mund të jenë inxhinieri ndërtimi, softwere, biokimi, pra degë që kërkon tregu i punës dhe nxënësit janë të orientuar gjithmonë e më shumë kryesisht me kodimin, programimin, që janë të kërkuara dhe jashtë vendit”, thotë Irida Sina, eksperte arsimi
Të rinjtë kërkojnë ato profesione që kanë paga të larta si dhe u ofron një mundësi punësimi jashtë vendit.
“Duan degë dinamike që e kanë të sigurt punësimin nesër…ajo çfarë mungon është lidhja me universitetet që promovojnë degët dhe maturantët sa njohuri kanë”, shprehet ajo.
Sipas të dhënave të INSTAT, degët si inxhinieria, teknologji e informacionin, mjekësia dhe administrim biznesi, janë ndër ato që vijojnë të përzgjidhen çdo vit nga maturantët.
Ekspertët thonë se duhet një menaxhim më I mirë I këshillimit të karrierës sidomos në zonat rurale, ku shpeshherë të rinjtë janë të painformuar mbi degët e reja.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë