Çipa përplaset me Balliun për Metën: Tendencë për të ripolitizuar aktet e drejtësisë

25 Gusht 2022 | 10:57

Gazetari Aleksandër Çipa i është përgjigjur ish-deputetit, Klevis Balliu, i cili tha se nisja e hetimeve për Ilir Metën bëhet me porosi të kryeministrit Edi Rama, për të hequr vëmendjen nga çështje me rëndësi.

Në një debat televiziv në Euroneës Albania, Çipa tha se është një tendencë për të ripolitizuar çdo akt apo iniciativë të drejtësisë për përfaqësues të lartë të shtetit.

“Është një tendencë për të ripolitizuar, çdo akt apo iniciativë të institucionit të drejtësisë që ndjek një përfaqësues të lartë të shtetit.  Unë nuk di të ketë debate të tilla në vendet e perëndimit. Jo pse heton këtë dhe jo atë”, u shpreh Çipa.

Në përgjigjen e tij Balliu tha se rasti i Metës është një hetim bosh ndërsa shtoi se nuk është kundër që SPAK të hetojë zyrtarë të lartë.

“SPAK të hetojë kë të dojë. Del kompania, pronari është 90-vjeç jeton në azil, pse nuk heton njeri për këtë. Ose është korrupsion ose nuk është korrupsion. Pse vazhdon afera e incineratorëve. Rasti i Metës është një hetim bosh, që ka nisur për të shkëputur vëmendjen nga aferat e vërteta. Koha do e vërtetojë. Çdo akuzë që ne kemi ngritur është vërtetuar. Është SPAK që nuk hetoi vjedhjen e votave, ndërkohë SPAK është ngritur pikërisht për hetimin e politikanëve në nivele të larta”, u shpreh Balliu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026