“Çmim më i ulët këtë vit”/Gazetari tregon si qëndron vlera e pronotimeve në Velipojë

24 Korrik 2025 | 22:16

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga ka folur nga Shkodra mbi turizmin dhe plazhet në zonën e Velipojës për të cilat shprehet se nuk ka pasur abuzime sa i përket çmimeve, ndryshe nga jugu.

Gjerga tregon se si variojnë çmimet e shezllongëve aktualisht duke shtuar se nuk ka pasur diferencim të këtyre çmimeve me vitin e kaluar, siç ndodh zakonisht në Shqipëri nga viti në vit.

“Nëse flasim për çmimet, veriu i Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë problematik apo të ketë shifra marramendëse. Në Velipojë, shezllongët variojnë nga 300-500 lekë të vjetra, por ka dhe 150 lekë të vjetra.

Nuk ka pasur rritje të cmimeve. Kemi konstatuar se vlera për të pronotuar një natë në euro është e njëjtë me vitin e kaluar. Me rënien e euros kanë rezultuar me çmim më të ulët se viti i kaluar në shumë prej apartamenteve në Velipojë.

Nisur edhe nga raportimet e njësive akomoduese, duket se ende nuk ka nisur me kohë të plotë sezoni turistik. Në Shkodër ka më shumë turistë akutualisht, por mund të kishte dhe më shumë.

Nga ana tjetër pushuesit e Kosovës janë ata më tradicionalët dhe fanatikët që nuk e braktisin asnjëherë Velipojën dhe Shëngjinin”, tha gazetari Teodor Gjerga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026