Çmimet e banesave po ulen në ekonomitë e mëdha, Shqipëria ende në rritje
Çmimet e apartamenteve janë ulur këtë vit, për shkak të kredive të rritura në këtë vit krize. Në Shqipëri, të dhënat flasin për rritje me 40% brenda 6 muajve, por nuk përjashtohet mundësia që ato të ulen në periudhë afatshkurtër.
Rritja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë mund të sjellë ndryshime në tregun e pasurive të paluajtshme.
Kërkesa për të blerë një apartament mund të ulet, pasi çmimet e kredisë do të jenë më të larta në banka. Për pasojë edhe çmimet e banesave mund të pësojnë ulje.
Në tregun shqiptar, dhe veçanërisht në Tiranë, ku kërkesë-oferta është më e madhe, regresi i çmimeve mund të mos jetë i largët, nëse shohim prirjen në tregjet ndërkombëtare.
Në disa prej ekonomive të mëdha, Kanada, Suedi, Kinë, Australi e SHBA shtëpitë po kushtojnë më pak se në fillim të vitit. Normat e interesit janë dyfishuar deri në 7%, janë bërë arsye e fortë për t’u tërhequr nga blerjet. Vendimet e Bankave qendrore po japin efektin e pritshëm, por në Shqipëri dhe shumë vende të tjera ky treg vazhdon të ecë me ritëm rritjeje.
Të dhënat tregojnë se këtë vit çmimet e apartamenteve janë shtrenjtuar me 40%, sikundër janë shtuar edhe lejet ndërtimore. Rritja e normës së interesit synon reduktimin e kredimarrjes, por kjo nuk ka dhënë ende një efekt të tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge