Çmimet e fruta-perimeve në tregun e Shkodrës, shitësit ankohen se mungon fuqia blerëse

23 Dhjetor 2020 | 11:25

Kriza ekonomike që ka shkaktuar COVID-19 ka përfshirë të gjithë sektorët e kjo reflektohet dhe në tregjet e vendit.

Grupi i xhirimit të Euronews Albania vëzhgoi tregun kryesor të fruta-perimeve në Shkodër.

Ndonëse ora shënon 12:00 dhe tregu duhet të ishte i tejmbushur me blerës, të vetmit që duken aty janë tregtarët, ndërsa blerësit numërohen me gishtat e dorës.

Tregtarët shprehen se fuqia blerëse ka rënë ndonëse çmimet janë të ulëta në krahasim me një vit më parë.

“Çmimet nuk janë ngritur, vetëm të ndonjë importi mund të ketë ndonjë luhatja, forca blerëse ka rënë tejmase”, u shpreh ai

Ndërsa ata blerës që mundëm të pyesim shprehen se çmimet janë të mira, por shpenzimet këtë vit do të jenë të limituara.

“Çmimet janë normal”, u shpreh një blerës. 

“Pensioni im ka mbaruar, se kam paguar drita, ujë dhe telefonin dhe kam paguar ilaçet. Ata ditë që kam marrë pensionin i ka bërë këto punë dhe kam prurë në shtëpi më pak se gjyma e pensionit, pa blerë kurrëgjë”, tha një e moshuar. 

COVID-19 duket se ka tkurrur shpenzimet e qytetarëve për shkak të uljes së të ardhurave apo dhe për shkak të pasigurisë për të ardhmen.

Lexoni gjithashtu:

Masat për pandeminë, bizneset në Korçë në vështirësi ekonomike, po shkojnë drejt falimentimit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026