Çmimet kombëtare të letërsisë/ Shpallen prurjet më të mira letrare për vitin 2022

28 Dhjetor 2023 | 16:37

Qendra e Librit shpalli 6 Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022, në një ceremoni ku merrnin pjesë personalitete të artit dhe të kulturës.

Edhe pse jetojmë në kohë ku ndihet gjithmonë e më tepër presioni i teknologjisë, letërsia si arti i fjalës vazhdon të komunikojë me çdo kohë dhe të ridimensionohet prej saj.

Qendra Kombëtare e Librit dhe leximit bashkë me Ministrinë e Kulturës si çdo fundvit shpallen prurjet më të mira letrare për vitin 2022 në një ceremoni te mbajtur me datë 27 Dhjetor, datë e cila përkon edhe me 124 vjetorin e lindjes se princit te poezisë së dashurisë, Lasgush Poradeci.

Kjo traditë fundviti na njohu me çmimet kombëtare të letërsisë ku romani më i mirë i vitit u zgjodh ai i autorit Stefan Çapaliku me veprën “Një engjëll me frak”.

Përkthimin më të mirë e fitoi përkthyesja Mira Meksi, e cila ka sjellë në shqip kryeveprën e Gabriel Garcia Marquez “Vjeshta e Patriarkut”.

Tregimi më i mirë u përzgjodh “Hoteli përbri kishës” nga autori Behar Jacaj.

Vëllimi poetik me i mire I vitit u shpall “Lumturia e të tjerëve” nga Olimbi Velaj.

U nderua me çmimin për veprën më të mirë studimore studiuesi Xhevat Lloshi.

Nuk mungoi as çmimi për letërsinë për fëmijë, ku autorja Edi Gogu me librin “Tezja dhe shkopinjtë magjik” u shpall libri më i mirë i vitit për lexuesit e vegjël.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026