Çmimi i duhanit rritet me 20-30 lekë, ekspertët: Qëllimi për të parandaluar konsumin

6 Janar 2025 | 17:26

Çmimi i paketave të cigareve do të rritet, dhe kjo për shkak të akcizës, një taksë që rritet çdo vit. Kjo do të thotë se çdo paketë që do të blini do të kushtojë 20 lekë më shumë. Nëse një paketë e keni blerë për 250 lekë, tashmë ajo do të kushtojë 270 lekë.

Nga 7,250 lekë për çdo 1,000 fije cigare që ishte, çmimi rritet në 7,500 lekë. Ekspertët thonë se kjo rritje është e përvitshme, me qëllimin uljen e numrit të duhanpirësve.

“Akciza vendoset për të frenuar ato që sjellin eksenalitete negative, ato produkte që dëmtojnë shëndetin. Tendenca për rritje është një realitet në çdo vend të botës, sepse duke dëmtuar shëndetin, duke rritur kostot, synohet që qytetarët të heqin dorë nga konsumi. Nga viti në vit, do të shohim një rritje edhe më të madhe”, thotë Klodian Muça, ekspert ekonomie.

Të ardhurat që vijnë nga duhani janë të dytat në radhë pas atyre që vijnë nga nafta. Për vitin 2023, janë mbledhur 280 milionë euro. Megjithatë, kjo shumë mendohet të jetë më e lartë, pasi 25% është tregti e paligjshme dhe kontrabandë.

“Shqipëria ka arritur që 70% e çmimit të paketës të përbëhet nga taksat e duhanit. Shqipëria ka një treg të paligjshëm që shkakton humbje të mëdha në buxhetin e shtetit. Studimet tregojnë se është më e lartë, kështu që, sidoqoftë, është një rritje e konsiderueshme dhe taksë që nuk shkon në buxhetin e shtetit. Kemi xhepa që këto taksa nuk i mbrojnë, por dëmtojnë shëndetin”, shprehet Roland Shuperka, ekspert i Kontrollit të Cilësisë së Duhanit.

Qëllimi i kësaj rritjeje të përvitshme është ulja e konsumit, por deri më tani vijojmë të jemi në shifra të larta sa i përket duhanpirësve në Shqipëri, ku sipas të dhënave nga ISHP, 40% janë duhanpirës. Vendi ynë renditet i katërti në Europë për shitjen e cigareve për frymë për moshën mbi 15 vjeç.

“Nuk ka dhënë rezultat dhe nuk pritet të japë, edhe pse bëhet për të mbrojtur shëndetin publik të adoleshentëve. Por, duke pasur parasysh se ekziston tregu i paligjshëm, kjo është shkaku. Duhet ta luftojë qeveria”, thotë Shuperka.

Deri në fund të nëntorit të vitit të shkuar, në vend hynë 2,665 tonë duhan, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026