Çmimi i naftës pritet të rritet deri në 220 lekë, thonë ekspertët
Eduard Gjokutaj, ekspert ekonomie dhe Lorenc Gordani, ekspert energjie folën në “Mirëmëngjes” për pasojat e luftës në ekonomi dhe masat që duhen ndjekur për të parandaluar krizën.
Sipas Gjokutajt, ka një ngrirje çmimesh sa i takon rritjes së energjisë elektrike për konsumatorët, ndërsa politika fiksale do të jetë reduktimi i taksave për bizneset e mëdha. Ndërkohë, nëse lufta zgjat, paniku ka vend, tha eksperti.
“Ne nuk jemi tregje që të kemi panikun e tregjeve financiare. Kur flitet për panic, flitet për tregje financiare që ndikojnë në çmimet e bursave të mallrave dhe të merkatove,” sqaroi ai.
Sa i takon çmimit të naftës, Lorenc Gordani u shpreh se pritet të rritet deri në 220 lekë.
“Impakti do të jetë i jashtëzakonshëm. Në fakt ka dhe projeksione të para për naftë në vendin tonë. Profilizohen ndoshta tek niveli 220 lekë për litër,” u shpreh eksperti.
Ai sqaroi se 50% e naftës në Shqipëri vjen nga Rusia. Ndërkohë, për energjinë elektrike, Gordani tha se do të marrin me qira një TEC të lëvizsshëm në Vlorë që të përballojnë verën me të.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse