Çmimi i naftës ulet në 187 lekë/litër, nga 190 lekë një ditë më parë

28 Maj 2026 | 12:17

Bordi i Transparencës ka njoftuar sot, në mbledhjen e datës 28 maj 2026, ndryshime të reja në çmimet e shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të fundit, çmimi i shitjes me pakicë të gazoilit të standardit SSH EN 590 është përcaktuar jo më shumë se 187 lekë/litër, nga 190 lekë/litër që ishte një ditë më parë, duke reflektuar një ulje të lehtë në treg.

Ndërkohë, çmimi i shitjes me shumicë i gazoilit është vendosur në jo më shumë se 175 lekë/litër.

Për benzinën e standardit SSH EN, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar në jo më shumë se 174 lekë/litër, ndërsa ai i shumicës në 162 lekë/litër.

Vendimi ka hyrë në fuqi sot, më 28 maj, në orën 14:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, ku pritet të rishikohen sërish çmimet në varësi të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.

Autoritetet kanë tërhequr vëmendjen e operatorëve të tregut për zbatimin e detyrueshëm të çmimeve të vendosura, duke paralajmëruar masa deri në pezullim aktiviteti në rast shkeljesh.

Në njoftim theksohet gjithashtu se, sipas Aktit Normativ nr. 1 të vitit 2026, çmimet aktuale mbeten nën kufijtë që do të aktivizonin ulje të akcizës, ndaj ajo vijon të zbatohet në nivelin e plotë prej 100%.

Ministritë përgjegjëse janë angazhuar, sipas njoftimit, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e...
16:42 | 11/07/2026

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr 15 të qytetit të Korçës. Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe...
16:14 | 11/07/2026

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026