Ç’ndodh me bredhin pas festës/ Rumani, aktivistët kundër tregtarëve: I shpërdorojnë
Çfarë ndodh me pemën pas festave? “Ylli” i vërtetë i ditëve të para-Krishtlindjes, që ka shërbyer si dekor dhe si vend për vendosjen e dhuratave kthehet në mbeturinë.
Në panairin e bredhave në Rumani, para Krishtlindjes çmimi i pemëve arrinte në 400 Lei, ose 80 euro, në vartësi të përmasave. Në Bukuresht mund të shohësh pemë të braktisura nga tregtarët dhe kalimtarë të rastit që përfitojnë për t’u pajisur me një të tillë.
“Ata po i shisnin pemët me 20 euro dhe kur erdhi nata donin t’i shisnin pak më lirë. Ata duhet t’i ofrojnë ato me 10 euro, por nuk mendojnë si tregtarë”.
Sa vijnë e shtohen zërat në favor të një zgjidhjeje ekologjike dhe të përgjegjshme për t’u ndarë nga pema e Krishtlindjes, pa gjeneruar mbeturina shtesë. Nëse e blini në një vazo, atëherë ju mund ta rimbillni pemën tuaj.
“Askush nuk mendon për qëndrueshmërinë, pasi të gjithë tregtarët, pas Krishtlindjes i lënë bredhat brenda tregjeve dhe largohen me paratë që kanë siguruar një ditë më parë”.
Në Rumani, teksa disa qytetarë celebrojnë Krishtlindjet e Ritit të Vjetër, tregtarët shpresojnë t’i shesin pemët edhe për Vitin e Ri.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s