Krishtlindjet në Gjirokastër, besimtarët e krishterë bashkohen në ditën e shenjtë
Besimtarët e krishterë në Gjirokastër kanë festuar Krishtlindjen ndërsa zhvilluan edhe ritet religjoze në këtë Ditë të Shenjtë. Mesha e mëngjesit të Krishtlindjes për besimtarët ortodoksë u zhvillua në kishën-katedrale ” Ngjallja e Krishtit” me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë që përcollën urimin për më shumë paqe, mirësi dhe harmoni
” Me këtë rast na jepet mundësia që të urojmë gjithë ortodoksët ti urojmë për Krishtlindjet, festat e fundvitit, të kenë një vit të mbarë dhe uroj gjithë shqiptarët kudo ku janë vit të mbarë dhe suksese dhe begati të kenë”,-u shpreh një besimtar.
“Gëzuar të gjithëve, një ditë e mbarë, shëndet dhe lumturi na sjelltë kjo ditë dhe ky vit i ri që po afron” ,-tha besimtari.
“Në këtë vigjilje Krishtlindjesh uroj nga zemra Gëzuar të gjithë shqiptarët kudo që janë shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat, shpresoj të jetë një Krishtlindje e bukur, e bardhë për të gjithë dhe të vij një vit sa më i mbarë”.
Mesha e Krishtlindjes është zhvilluar edhe nga besimtarët katolikë në kishën ” Xhuzepe Gras” në Gjirokastër.
“Gëzuar Krishtlindjet dhe paqe, sepse natën e Krishtlindjes ëngjëjt kanë lajmëruar paqe, dhe sot kemi shumë nevojë paqen në zemër, paqe për secilin prej nesh, familjen dhe në kombet ku lufta është tani duke shkatërruar edhe shpresën e njerëzve”, -tha At Lauri Del Otero.
Festimet e Krishtlindjes kanë vazhduar në familjet e besimtarëve në rajonin e Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë