Krishtlindje në Durrës, mijëra besimtarë morën pjesë në meshë

25 Dhjetor 2023 | 19:09

Në Durrës, të shumtë kanë qenë besimtarët katolikë dhe ortodoksë, që u janë drejtuar objekteve të kultit për të marrë pjesë në shërbesat fetare të organizuara për Krishtlindje.

Mbrëmjen e së dielës është mbajtur mesha, e cila u drejtua në kishën e Shën Domenikut nga vikari i përgjithshëm I Kishёs dioqezane Tiranё-Durrёs, Bernard Caruana.

Në meshën kushtuar lindjes së Krishtit merrnin pjesë besimtarë të të gjitha moshave, të cilët luten për të qenë sa më pranë Zotit të tyre në këtë datë të shënuar për kalendarin e besimit katolik.

Ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne besimtarët ortodoksë morën pjesë në meshën e mbajtur në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, Durrës.

Qytetarët luten për më shumë paqe dhe mirësi mes njerëzve, ndërsa në përfundim të meshës nuk kanë munguar urimet për njeri-tjetrin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026