Coca-Cola feston 30-vjetorin e saj në Shqipëri

20 Maj 2024 | 13:11

TIRANË, 20 MAJ 2024 – Coca-Cola shënoi 30-vjetorin e pranisë në Shqipëri, si marka me rrënjë të forta në stilin e jetës shqiptare dhe si një kontribuese krenare në rritjen ekonomike të vendit. Festa u mbajt në Piramidën e Tiranës më 19 maj, pikërisht ditën në të cilën fabrika e prodhimit nisi punën për herë të parë në vitin 1994, e nderuar nga prania e Kryeministrit z. Edi Rama, përkrah institucioneve, klientëve dhe partnerëve të saj.

Piramida e Tiranës, simbolizon një urë lidhëse mes së kaluarës së Shqipërisë dhe vizionit të saj për të ardhmen. CCBS, i vetmi partner zyrtar prodhon dhe shpërndan produktet e The Coca-Cola Company në treg, e sheh këtë pikë si një hapësirë ​​të rëndësishme ku kujtohet rrugëtimi nga fillimet e viteve ’90 deri në një të tashme zhvillimi dhe investimesh të vazhdueshme, me një vizion të qartë edhe përsa i përket agjendës së qëndrueshmërisë afatgjatë.

Kryeministri çmoi eventin edhe duke ndarë interpretimin e tij artistik në kuadër të 30 viteve të Coca-Cola në vend, e cila konsiderohet si lidhje e veçantë mes një marke të ndërkombëtare si Coca-Cola dhe Shqipërisë.

Një dolli e paharrueshme u ngrit me kanaçe Coca-Cola të krijuara vetëm për këtë rast. për të festuar arritjet e së kaluarës dhe me vullnetin për të qenë pjesë e së ardhmes së lulëzuar të Shqipërisë.

Në vijmësi të këtij momenti institucional, protagonistja e mbrëmjes në sheshin Nënë Tereza u bë muzika, duke u dhënë të gjithë ndjekësve të pranishëm, mundësinë për të brohoritur me një Coca-Cola talentin e yjeve shqiptarë, si Elvana Gjata, Ylli Limani, Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Shembull tjetër ky i ‘Magjisë së Vërtetë’ që Coca-Cola sjell në momentet që ndajmë së bashku, si koncerte apo ndeshje futbolli.

Presidenti i Coca-Cola Bottling Shqipëria, z. Luca Busi gjatë fjalës së tij deklaroi:

“Ne jemi krenarë dhe të nderuar nga prania e Kryeministrit, e vlerësojmë mirënjohjen në lidhje me prezencën e Coca-Cola në Shqipëri. Ky përvjetor, në vend që të jetë i orientuar drejt së kaluarës, është një formë që CCBS të forcojë edhe më tepër vizionin e saj ambicioz për një të ardhme të përbashkët, duke siguruar kontributin e saj të përditshëm në rritjen ekonomike, duke sjellë një perspektivë konkrete dhe të re në aspektin e zhvillimit të biznesit si dhe angazhimit tonë drejt qëndrueshmërisë.”

Zëvendës Presidentja Organizative për Italinë dhe Shqipërinë nga The Coca-Cola Company, znj. Phillipine Mtikitiki dha gjithashtu një deklaratë në lidhje me 30-vjetorin e Coca-Cola në Shqipëri.

“Suksesi i Coca-Cola në të gjitha vendet në të cilat ajo operon buron nga bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët tanë të shisheve dhe prodhimit, lidhja e tyre e fortë me tregun dhe aftësisë së tyre për të formësuar ofertën e produkteve tona sipas shijeve dhe pritshmërive të konsumatorëve. Ndihemi vërtet krenarë që Coca-Cola është bërë kaq shqiptare në 30 vitet e fundit, falë punës së përditshme të njerëzve të CCBS në të gjithë vendin dhe shqiptarëve që zgjedhin një Coca-Cola në momente freskimi, gëzimesh të përbashkëta e gjallërie.”- deklaroi Phillipine Mtikitiki.

Si pjesë e këtij përvjetori, Coca-Cola krijoi një fushatë për të festuar këtë moment historik dhe për të theksuar lidhjen e ngushtë me vendin tonë.

“Për çdo gëzuar që kemi bërë, të tjera na presin.”

Një marrëdhënie e cila është krijuar duke kombinuar tiparet ikonike të Coca-Cola-s dhe pranisë së saj në momentet freskuese, si dhe në ato momente kyçe të kujtuara nga të gjithë, si arritje të mëdha në fushën e futbollit.

U krijua gjithashtu një paketë promocionale me logon e 30-vjetorit të Coca-Cola. 90 konsumatorët pjesëmarrës patën mundësinë të shpërblehen me dhurata ekskluzive, përfshirë edhe mundësinë për të qenë në prapaskenën e koncertit të datës 19 maj për të takuar artistët e zemrës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026