Coman largohet nga Bayern Munchen, transferohet në Arabinë Saudite

11 Gusht 2025 | 16:32

Sulmuesi francez i Bayern-it, Coman, do të transferohet në Arabinë Saudite, pasi ka arritur akordin me Al Nassr. Anësori do të firmosë një kontratë 3-vjeçare.

Aventurës së Kingsley Coman në Mynih i ka ardhur fundi, me francezin që do të transferohet në Arabinë Saudite.

Ai ka arritur akordin me Al Nassr, ku do të firmosë për 3 sezone, ndërsa skuadra në fjalë do të paguajë te kampionët e Gjermanisë 30 milionë euro.

Coman u transferua për herë të parë në Mynih në vitin 2015, ndërsa arriti të fitojë disa trofe, mes tyre edhe Champions League. Në total janë afro 250 ndeshje me fanellën bavareze, teksa kujtojmë që goli i tij i fundit i shënuar është ai ndaj Tottenham në “Telekom Cup”.

Manchester City është shumë pranë largimit të dy futbollistëve: Grealish drejt Evertonit dhe Savinho te Tottenham. I pari ka arritur akordin për një huazim me të drejtë blerje dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit David Moyes. Ky i fundit ka këmbëngulur për të afruar lojtarin, i cili nuk ishte më në planet e Pep Guardiolës pas fitimit të Champions League.

Jo vetëm Grealish, por edhe Savinho nuk është më një lojtar i pashitshëm për “Citizens”, të cilët kanë nisur bisedimet me Tottenham. Skuadra londineze ka bërë ofertën e parë për anësorin brazilian, që përllogaritet 50 milionë euro, por ajo është refuzuar menjëherë nga City. 21-vjeçari u afrua te skuadra në vitin 2024, por duket se, pavarësisht përgatitjes që ka, nuk e bindi dot trajnerin Guardiola.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026