Conte merr vendimin përfundimtar: Nuk rikthehet te Juventus, rinovon me kampionët

30 Maj 2025 | 10:37

Pas fitimit të titullit kampion me Napolin, Antonio Conte ka marrë vendimin për të qëndruar në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Fillimisht, tekniku italian kishte lënë të kuptohej se do të largohej, por pas një takimi me drejtuesit e klubit, është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit.

Conte do të vijojë të drejtojë Napolin në sezonin e ri, ku përveç kampionatit dhe Kupës së Italisë, skuadra do të marrë pjesë edhe në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Juventus, që më herët ishte përfolur si një destinacion i mundshëm për Conten, ka hequr dorë nga negociatat me trajnerin dhe po orienton vëmendjen drejt një tjetër kandidati: Simone Inzaghi.

Rinovimi i Contes është një sinjal force për Napolin, që synon të ndërtojë një epokë të re suksesi në futbollin italian dhe europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026