Coronavirusi në SHBA, gazetarja e Euronews Albania: Situata po menaxhohet qetësisht
Edhe pse në SHBA, numërohen deri tani ka rreth 1 mijë persona të infektuar me COVID-19 dhe 39 viktima, sërish situata atje mbetet e qetë dhe qytetarët nuk janë përfshirë nga paniku.
Ivana Dervishi, kryeredaktore e Departamentit Digjital në Euronews Albania, duke folur nga SHBA, tha se deri tani si masë parandaluese është vendosur mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimeve online, si dhe ndalimi i tubimeve.
“Këto ditë kam qenë në supermarketet këtu dhe situata është shumë e qetë. Nuk ka blerje nga paniku, përpos dezinfektantëve të duarve që dhe këtu kanë mbaruar. Për këtë shteti i Nju-Jorkut ka lajmëruar se ka nisur prodhimin e dezinfektantëve për t’i shpërndarë për të gjithë banorët e shtetit”, u shpreh znj. Dervishi.
Sa i takon faktit se si po e trajton media situatën e krijuar, gazetarja tha se, po i mëshohet aspektit sensibilizues, ndërsa Presidenti, Donald Trump ka anuluar fluturimet me një pjesë të vendeve të Evropës si masë parandaluese.
Të enjten presidenti Trump lajmëroi se kishte vendosur kufizime të ashpra për udhëtarët nga vendet e Shengenit në BE që duan të udhëtojnë në SHBA. Trump e quajti Europën fajtore për importimin e coronavirusit në vend.
Shtetet e Bashkuara ndërkohë po marrin masa për përshtatjen e ligjeve që punonjësit së shpejti të mund të punojnë nga shtëpia, ndërsa ekspertët llogarisin se dëmet ekonomike do të jenë të mëdha.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:58 “Nga 2.2 në 13.7 milionë pasagjerë”, Rama: Rinasi drejt një epoke të re dixhitale
- 16:40 Familjet në ndihmë ekonomike përfitojnë ujë falas deri në 5 m³ në muaj
- 16:04 SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim
- 15:56 “Kërkesat e protestuesve”, Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend
- 15:53 Talentet dhe strategjia e ekipeve të moshave, në fokus të takimit me Presidentin Duka
- 15:52 Lajm i rremë për vdekjen e babait të Messit shkakton dorëheqje dhe zemërim në Argjentinë