Familjet në ndihmë ekonomike përfitojnë ujë falas deri në 5 m³ në muaj
Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve shtetërore për ofruesit e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve gjatë vitit buxhetor 2026, duke garantuar kompensim të plotë për konsumin minimal jetik të ujit për familjet në nevojë dhe duke kushtëzuar përfitimin e fondeve nga performanca e shoqërive të sektorit.
Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike do të përfitojnë mbulim 100% të faturës për konsumin deri në 5 metra kub ujë të pijshëm në muaj për kontratë. Përveç ujit të konsumuar, subvencioni do të mbulojë edhe tarifën fikse, tarifën e kanalizimeve dhe atë të trajtimit të ujërave të ndotura urbane.
Masa synon të garantojë nivelin minimal jetik të furnizimit me ujë për shtresat më vulnerabël të popullsisë. Zbritja do të aplikohet automatikisht në faturat mujore të ujit, pa qenë e nevojshme që qytetarët të paraqesin kërkesa shtesë pranë kompanive të ujësjellësit.
Metodologjia përcakton se përfitimi jepet vetëm një herë për çdo familje, pavarësisht nëse brenda saj ka më shumë se një person që i përket kategorive përfituese ose individë që mund të përfshihen në disa kategori sociale njëkohësisht.
Një nga elementët më të rëndësishëm të skemës së re është lidhja e subvencioneve me kontratat e performancës. Vetëm shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve që kanë nënshkruar kontratën e performancës me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) do të mund të rimbursohen nga buxheti i shtetit për zbritjet e aplikuara ndaj familjeve në nevojë.
Megjithatë, edhe shoqëritë që nuk e kanë nënshkruar ende këtë kontratë janë të detyruara të zbatojnë zbritjen 100% për familjet përfituese. Në këtë rast, kostoja do të mbulohet nga vetë fondet e kompanisë, derisa të përmbushen kushtet për të marrë subvencionin shtetëror.
Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE, One Albania prezanton investimet dhe planet e reja
Ibrahimaj: Nuk ka ende asnjë projekt për Zvërnecin, qëllimi ynë është që të realizohet
Këmbimi valutor 19 qershor, me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja
- 17:02 Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE, One Albania prezanton investimet dhe planet e reja
- 17:00 Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë: Mbështesim protestat dhe mobilizimin qytetar, qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre
- 16:58 “Nga 2.2 në 13.7 milionë pasagjerë”, Rama: Rinasi drejt një epoke të re dixhitale
- 16:04 SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim
- 15:56 “Kërkesat e protestuesve”, Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend
- 15:53 Talentet dhe strategjia e ekipeve të moshave, në fokus të takimit me Presidentin Duka