“COVID-19 ka katër stade”, mjeku infeksionist: Shqipëria ndodhet në fazën e dytë

6 Maj 2020 | 19:25

Mjeku infeksionist, Arben Pilaca, theksoi në “Ilva Now” se kjo pandemi ka katër stade, ndërsa shtoi se Shqipëria aktualisht ndodhet në fundin e fazës së dytë.

Mjeku tha se gjatë verës pritet të ketë një zbutje të virusit corona, kjo edhe për shkak të rritjes së temperaturave. Duke komentuar shfirat me COVID-19 në Shqipëri, doktor Pilaca theksoi se virusi ndodhet në fazën e zbritjes graduale.

“E vërteta është se po bën kursin e vet. Unë nuk do ta quaja bisht këtë, sepse e kam dëgjuar këtë si bisht i epidemisë. Është në fazën e zbritjes së vet graduale. Asnjëherë nuk do themi se nuk kemi asnjë rast. Ky është gabim nëse mendohet, edhe periudha që do ta quajmë periudhën më të mirë, që është periudha e verës, pasi veçoritë që ka stina, nuk gjen terren që të transmetohet, por kjo nuk do të thotë se nuk do të këtë raste, por raste të rralla.  Rikthimi në vjeshtë do të jetë shumë më I butë se sa i pari”, tha ai.

Mjeku u shpreh se dy fazat e reja të COVID-19 do rikthehen në vjeshtë dhe në dimër, por agresiviteti i tyre do jetë shumë herë më i butë, në krahasim me dy fazat e para.

“Unë kam qejf ta quaj me katër stade. Ne jemi duke përfunduar fazën e dytë, sepse do t’i kemi edhe dy të tjera, por këto të dyja do jenë nga vjeshta dhe dimri”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021