Ervin Bushati: PS është e sigurt për fitoren, ka organizim më të mirë se PD
Ervin Bushati është shprehur i sigurt se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet vendore të cilat pritet të zhvillohen më 14 maj.
I ftuar në Euronews Albania ai tha se ndryshe nga Partia Demokratike e cila punon më tepër në fushatë, Partia Socialiste punon çdo ditë si milingona, ndaj e ka të sigurt fitoren.
“Partia Socialiste është e sigurt në fitore, do ketë çmime ngushëlluese për Partinë Demokratike, por Partia Socialiste ka dy kushte se pse punon. E para është një parti e strukturuar dhe e ka organizimin shumë herë më të mirë se Partia Demokratike, e ka pasur gjithmonë.
Partia Demokratike funksionon më shumë me frymë në fushatë, Partia Socialiste punon përditë si milingona. Ajo është mësuar të punojë dhe do të punojë bindshëm edhe për ta demoralizuar, denigruar dhe për ta fragmentuar sa më shumë opozitën edhe për 2025”,-tha për Euronews Albania ish-deputeti socialist Ervin Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dodik: Më vjen mirë që Blinken ka dëgjuar për mua, por ne s’i japim pronat Srpska
- Von der Leyen: Ukraina, faktor përcaktues për marrëdhëniet Kinë-Evropë
- Rritet me 15 për qind çmimi i energjisë elektrike në Kosovë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës