Dodik: Më vjen mirë që Blinken ka dëgjuar për mua, por ne s’i japim pronat Srpska
Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha se ishte i kënaqur që sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken kishte dëgjuar dhe komentuar për të, por theksoi se thelbi qëndron në informacionin e rremë të ambasadorit amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë për situatën në këtë vend.
Më herët sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken e krahasoi Dodik me Vladimir Putinin, duke i thënë se po ndiqte të njëjtën rrugë të sundimit autoritar që ka ndjekur prej kohësh presidenti rus.
“Më vjen mirë që Blinken ka dëgjuar për mua dhe që po komenton për mua. Më vjen mirë që jam në axhendën e tij dhe jam veçanërisht i lumtur që ai mendon se jam aq i shkëlqyer sa mund të më krahasojnë me Putin, i cili është padyshim lideri i një prej vendeve më të mëdha në botë”, u tha Dodik gazetarëve në Foca.
Çfarëdo që Blinken mendon për Putinin, deklaroi Dodik, Putini është presidenti legjitim i Rusisë, ashtu si Blinken është sekretari legjitim i shtetit, gjë që duhet pranuar si fakt.
Ai vuri në dukje se thelbi qëndron në informimin e rremë të ambasadorit amerikan në Bosnjë dhe Hercegovinë për situatën në këtë vend.
“Ata filluan procesin e konfiskimit të pronës nga Republika Srpska dhe kjo natyrisht, nuk do të ndodhë. As fuqia e Amerikës nuk mund të na detyrojë të heqim dorë nga prona jonë”, tha Dodik.
LEXONI GJITHASHTU:
- Blinken: Dodik, në rrugën autoritare të Putinit
- Dodik bën thirrje për bashkimin e Republikës Sërpska dhe Serbisë
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori