Ç’po ndodh në Fier? Shtohen pickimet nga merimangat e gjarpërinjtë, apeli i mjekut

4 Korrik 2023 | 17:08

Rritja e temperaturave shton prezencën e insekteve dhe gjarprinjve që përbëjnë rrezik kryesisht për fermerët dhe punëtorët e bujqësise në qarkun e Fierit. Numri i tyre shtohet në stinën e nxehtë ndërkohë që pickimet nga merimangat apo gjarpërinjte, paraqesin rrezik për paraliza të pjesshme, alergji, apo edhe për vetë jetën.

Merimanga e njohur si “Vejusha e Zeze”, nepërka dhe shumëkëmbëshi janë disa nga gjallesat ndaj të cilave duhet bërë kujdes. Fermerët pranojnë se rreziku është prezent dhe se rastet e pickimeve nuk mungojnë, ndërsa mungesa e spërkatjeve dhe shtimi i tokave djerrë ka bërë që numri i merimangave dhe gjarpërinjve të shtohet.

“Punoj me frikë sidomos kur marr barin e thatë. Ka patur raste me këto merimangat. Problem janë edhe ferrat, ka shume aty, se shumohen”, tha një fermer për kamerën e Euroneës Albania.

Ndërkohë që një tjetër u shpreh: “Ne punojmë nepër ara dhe ka shumë merimanga. Ato që quhen Vejusha e Zezë, raste ka patur po ne e dimë ku rrinë zakonisht dhe ruhemi. Sa vijnë e shtohen më shumë do spërkatje”.

Sipas mjekut toksikolog Lulzim Banushaj punonjësit në bujqësi duhet të tregojnë kujdes të shtuar në këtë periudhë.

“Pasojat janë shendetësore, sociale dhe ekonomike. Shëndetësore se është rrezik shendeti, sidomos për ata që vuajnë edhe nga semundje të tjera. Sociale, se familja mundohet në kurimet e pacientit dhe ekonomike se pacienti do lërë punën dhe aktivitetin ekonomik. Te gjitha këto na thonë se duhen përdorur masat mbrojtëse”, tha Banushaj.

Vetëm në javën e fundit në Spitalin Rajonal të Fierit janë paraqitur 8 raste pickimesh nga insekte dhe gjarpërinj, ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026