Ç’po ndodh pas arrestimit të Veliaj: Rama anulon takimet, PS mbledhje urgjente grupi
Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimet e planifikuara në Shkodër dhe është nisur urgjentisht drejt Tiranës pas masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, me urdhër të SPAK.
Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të Partisë Socialiste, si dhe një takim me strukturat e PS-së në Shkodër, takime që u anuluan për shkak të zhvillimeve të fundit. Kryeministri është aktualisht në zyrën e tij.
Ndërkohë, një mbledhje e grupit parlamentar të PS është planifikuar pasditen e kësaj të hëne në Kryesinë e Kuvendit. Nuk dihet ende nëse pjesë e mbledhjes do të jetë dhe kryesocialisti Rama.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në zyrën e tij nga agjentët e BKH pas masës së sigurisë të lëshuar nga gjykata.
Burime jozyrtare për Euronews Albania bëjnë me dije se një masë sigurie “Arrest në shtëpi” është caktuar edhe për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.
Veliaj akuzohet për veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë