Crans-Montana, dalin pamjet e zjarrit që shndërroi barin në një kurth vdekjeprurës
Autoritetet zvicerane kanë zbuluar detaje të reja mbi shkaqet e tragjedisë së rëndë në Crans-Montana, ku bar Le Constellation u kthye në një kurth vdekjeprurës për shkak të një kombinimi faktorësh fatkeq.
Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, hetimi mbi arsyet që çuan në vdekjen e të paktën 47 personave (numri që pritet të rritet) ka ende shumë punë për t’u përfunduar, por të gjitha provat tregojnë se brenda lokalit ndodhi një fenomen jashtëzakonisht i rrezikshëm, i njohur si flashover.
Ky fenomen ndodh kur shumica e sipërfaqeve të ekspozuara në një hapësirë të mbyllur nxehen deri në pikën e ndezjes spontane dhe lëshojnë gazra të ndezshëm, duke bërë që flakët të përhapen me shpejtësi të madhe.
Por si ndodhi kjo? A mund të ishte shmangur tragjedia nëse masat e sigurisë në Le Constellation do të ishin më të rrepta, dhe nëse ambienti do të kishte përmbushur kushtet e evakuimit të sigurt? Hetimet fokusohen te disa elementë kyç: fishekzjarrët që stafi vendosi në shishet e shampanjës, tavani i ulët dhe i ndezshëm, si dhe shkallët e ngushta që ishin dalja e vetme nga bodrumi i lokalit.
Komandanti i policisë së kantonit Valais, Frédéric Ghisler, thekson se, edhe pse shkaqet nuk janë sqaruar plotësisht, një gjë konsiderohet e sigurt: “Zjarri që vrau dhjetëra njerëz dhe plagosi mbi njëqind ishte aksidental,” tha ai, duke përjashtuar çdo veprim të qëllimshëm. Ai gjithashtu sqaroi se shpërthimet ndodhën pas zjarrit, dhe jo para tij, siç u raportua gabimisht në orët e para pas incidentit.
Sipas vlerësimeve aktuale, gjithçka filloi nga një “qiri” fishekzjarrësh, i përdorur shpesh në klube dhe bare gjatë ditëlindjeve ose festimeve. Dëshmitë tregojnë se natën fatale disa persona – kamerierë ose klientë – mbanin shishet e shampanjës lart (madje mbi supet e të tjerëve), duke afruar shkëndijat në tavani, i cili ishte i ulët dhe i ndezshëm. Nga aty, zjarri përhapi me shpejtësi.
Ekspertët e zjarrit shpjegojnë se në hapësira me oksigjen të kufizuar, zjarri mund të “flejë”. Por kur disa, duke u përpjekur të arratisen, thyen dritaret për të lejuar daljen e tymit, ndodhi tragjedia: hapja lejoi që oksigjeni të hynte në ambient, duke e bërë zjarrin dhjetë herë më të fuqishëm. Në hapësira ku përqindja e oksigjenit është nën 15%, nuk ka flakë të mëdha, por një fluks i papritur ajri mund të shkaktojë ndezje të menjëhershme të gjithçkaje.
Ky fenomen, i njohur si flashover, është konfirmuar nga të mbijetuarit dhe autoritetet, dhe ishte arsyeja që fillimisht pati dyshime për një sulm terrorist – një skenar që zyra e prokurorit të Calais e mohoi plotësisht. Ekspertët thonë se ndodhi ndezja e njëkohshme e pothuajse të gjitha objekteve brenda lokalit, duke çuar në djegie të gjera dhe fatale të viktimave.
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij