‘Çunat e Londrës, premtim i mbajtur?’ Bushati: Qesharake, pamë kuksianë që flisnin vlonjatçe
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan në studion e emisionit ‘Shock’ lidhur me fluturimin e parë në aeroportin e Kukësit dhe faktin nëse mund të quhet ky një premtim i mbajtur i kryeministrit Rama.
Për analistin Andi Bushati, ceremonia e djeshme ishte qesharake. Sipas tij, Rama ka premtuar deri më tani 4 aeroporte dhe deri tani nuk ka mbaruar asnjë, pasi aeroporti i Kukësit nuk është funksional dhe nuk njihet ndërkombëtarisht.
“Është qesharake. Pamë kuksianë që flisnin vlonjatçe dhe kjo kompania e Erdoganit po kthehet në kompani elektorale.
Më kujtohet një thënie e Ramës në 2013, ku Berisha premtonte aeroporte; nuk ka gënjeshtar më të mëdhenj se ata që premtojnë aeroporte. Ka premtuar 4 dhe s’ka bërë asnjë, në këtë aeroport nuk zbret dot avionë. Nga Londra nuk merrte do leje avioni që të ulej në Kukës se nuk e njeh kush ndërkombëtarisht”, tha Bushati.
Sipas analistit Baton Haxhiu, lkjo është një arritje që i duhet njohur kryeministrit Edi Rama, pasi aeroporti i Kukësit, edhe pse nuk është ende i njohur ndërkombëtarisht është një aeroport shumë i bukur, madje me i mirë si ai i Rinasit.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit