CV-të e kandidatëve, i dëbuari nga Anglia dhe azilantja që synojnë Kuvendin e Shqipërisë

22 Mars 2021 | 14:35

Në zgjedhjet e 25 prillit, për herë të parë në 13 vitet e fundit, shqiptarët do të kenë mundësinë që krahas partive, të zgjedhin edhe deputetët që dëshirojnë t’i përfaqësojnë në Parlament. Nisur nga kjo mundësi e re, kryetarët e partive janë treguar më të kujdesshëm për kandidatët e vendosur.

Por megjithatë, nga një vëzhgim që Euronews Albania iu bëri dokumenteve të dorëzuar nga kandidatët në listat e dy partive kryesore, dalin në pah disa problematika të vogla, që nga plotësimi me shkrim dore i të dhënave, apo edhe lapsuse në përgjigjet e 8 pyetje në Formularin e Dekriminalizimit.

Gjon Ndoci, i 8-ti në listën e PS për qarkun e Lezhës në momentin e plotësimit të formularit ka ngatërruar datëlindjen me numrin e telefonit, ndërsa një kandidat tjetër e cilëson ende Kuvendin me emërtimin që ai ka pasur gjatë regjimit komunist.

Sakaq Halim Dauti, i treti në listën e PS për Kukësin ka deklaruar se është dëbuar nga Anglia në vitin 2013, por pa dhënë detaje mbi arsyet.

Ndërsa Shyrete Koka, e treta në listën e PD në Kukës, ka deklaruar se në vitin 2015 ka qëndruar më shumë se 1 muaj larg Shqipërisë për arsye azili. Pasi nuk ia doli  të merrte statusin e azilantes dhe te niste një jetë të re në Gjermani, Shyrete Koka ka vendosur të rikthehet në Shqipëri për t’u angazhuar në jetën publike.

Një tjetër detaj që vihet re nga listat e PD dhe PS, në pothuajse të gjitha qarqet, është se jetëshkrimet dhe formularët janë plotësuar me shkrim dore, çka e vështirëson kuptimin e asaj që është deklaruar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026