EMRAT| Dalin pamjet e operacionit të SPAK, 2 punonjës policie mes të arrestuarve

17 Maj 2024 | 18:06

Ministri i Brendshëm Taulan Balla ka publikuar pamje nga megaoperacioni i sotëm ku u lëshuan 43 urdhër arreste pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale nga SPAK.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan ministri Balla në Facebook.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mes personave të arrestuar me urdhër të SPAK gjatë megaoperacionit policor për goditjen e disa grupeve kriminale edhe 2 punonjës policie.

Bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Shahini dhe Altin Morina, ish-efektiv i RENEA-s.

Zbardhja e bisedave të personave që përdornin aplikacionet “SKY ECC” apo “ENCRO CHAT” ka bërë që Gjykata e Posaçme anti-korrupsion të lëshojë 43 urdhër-arreste për ngjarje të ndryshme kriminale në vend, nga vrasjet, porosia e tyre, trafiku ndërkombëtar I drogës, apo edhe zhdukja e personave. Për këtë arsye, në orët e para të mëngjesit, SPAK ka nisur një operacion të gjerë në disa qytete të vendit, si Tirana, Durresi, Vlora, Lezha, Shkodra dhe Kruja.

Mes personave të kërkuar, urdhër-arreste janë lëshuar për një sërë emrash të botës së krimit në Shqipëri. Në mesin e tyre janë dy vëllezërit Bami, Valter dhe Durim, të cilët janë akuzuar shpesh si ideator, financues apo edhe pjesëmarrës në ngjarje të rënda kriminale në vend. Po ashtu kontrolle janë ushtruar edhe për dy vëllezërit Duka, Erlis dhe Leonard, të përfshirë në biznesin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, në vrasjen e policit Santiago Malko apo edhe në trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026