Dallëndyshe Bici: Kandidimin për deputete nuk e mendova dy herë
Dallëndyshe Bici, kryeinspektore e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në zgjedhjet e 25 prillit garon për herë të parë për deputete me siglën e Partisë Socialiste.
Si drejtuese më jetëgjatë e IKMT dhe e para femër në këtë pozicion, ajo thotë se sekreti është skuadra me të cilën ka zgjedhur të punojë por pa harruar mbështetjen që i ka dhënë kryeministri, Edi Rama.
Ajo thotë se në garën e zgjedhjeve parlamentare ka hyrë me propozim, të cilin e ka pranuar menjëherë. Znj. Bici tha se e sheh hyrjen në politik si një mundësi për t’u rritur më tej.
“Tashmë jam pjesë e top skuadrës së PS në garë për deputete. Nuk ka qenë një kërkesë e imja por një propozim, një propozim të cilin as e kam menduar dy herë. Ky është një promovim një diçka e re, një dritare për të ecur përpara”, tha znj. Bici.
E pyetur nga gazetarja, Bruna Çifligu nëse i druhet faktit se qytetarët mund të mos e votojnë pasi ka firmosur shembjen e shumë ndërtimeve, ajo u përgjigj se nga vendime e IKMT ka më shumë të kënaqur.
“Ka qenë pjesë e detyrave dhe përgjegjësi që mban kreut i IKMT. Ka të pakënaqur dhe hatër mbetje por janë të paktë dhe që bëjnë më shumë zhurmë të mbështetur nga politika. Por pjesa më e madhe janë mirënjohjes dhe falënderues”, deklaroi ajo.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania