“Dallgë deri në 3.5 metra”-Drejtoria Detare: Do të pezullohet lundrimi në këto linja

30 Nëntor 2023 | 13:22

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se në tre ditët në vijim do të ketë përkeqësim të kushteve atmosferike dhe erëra të forta.

Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se ditën e nesërme do të pezullohet lundrimi për anijet e linjës Vlorë-Brindizi-Vlorë dhe Durrës-Bari-Durrës.

Po ashtu kjo drejtori i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese që të tregohen të kujdesshëm, në mënyrë që të shmangen incidentet gjatë këtyre ditëve.

Drejtoria e Përgjithshme Detare

🟥Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 30-01-02.12.2023.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.

NJOFTOHEN DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATAVE 30-01-02.12.2023.

🔴Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë diten e sotme do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Neser do te pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

🔴Anija e linjes Durres-Ankona -Durres do operoje normalisht.

🔴Anijet e linjes  Durres -Bari -Durres diten e sotme do te operojne normalisht. Diten e neserme do te pezullohen ne te dyja drejtimet.

🔴Anijet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande operojne normalisht.

🔷Per cdo ndryshim te mundshem do te njoftojme.

🟢Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 02.12.2023.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026