DASH: Veprimet e njëanshme e kufizojnë avokimin e SHBA-së për Kosovën

1 Shkurt 2024 | 20:34

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha të enjten se vendimi “i njëanshëm” i Kosovës për ta zbatuar një rregullore të Bankës Qendrore të Kosovës – e cila përcakton që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin – ia kufizon mundësitë SHBA-së për të avokuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Me gjithë trysnin ndërkombëtare, Kosova e nisi më 1 shkurt zbatimin e rregullores, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në vend, megjithëse përmes një periudhe të papërcaktuar tranzicioni të lehtësuar.

“Qeverisja e mirë dhe partneriteti i mirë ndërkombëtar kërkojnë kohë për t’i vlerësuar pasojat, për t’i dëgjuar perspektivat dhe për t’u konsultuar me të tjetër për gjetjen e një zgjidhjeje funksionale”, tha DASH për Radion Evropa e Lirë.

DASH-i i bëri thirrje Kosovës ta shtyjë zbatimin e këtij vendimi “menjëherë”, derisa, siç tha, të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe popullata të jetë edukuar mjaftueshëm se si do të vazhdojë periudha e tranzicionit.

“Vendimi u shpall pa përgatitje apo konsultim adekuat”, tha DASH.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të zhgënjyera dhe i kundërshtojnë planet e tanishme të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë të dinarit serb”.

Që nga paslufta më 1999, Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka përdorur dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë, përfshirë këtu edhe spitalet dhe shkollat.

Banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e kanë shfrytëzuar dinarin edhe për pagesat në dyqane dhe restorante.

DASH tha se shumë qytetarë kosovarë nuk e dinë se si do t’i paguajnë faturat e tyre, apo si do t’i marrin pensionet.

“Ky veprim nuk është po ashtu në përputhje me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për adresimin e çështjeve të cilat prekin mirëqenien e pakicës serbe”, theksoi DASH.

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Kosovë tha pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se SHBA-ja e kundërshton zbatimin e vendimit për rregulloren dhe shprehu shqetësimin për ndikimin e saj te serbët e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026