Dashamir Shehi kundër Open Balkan: Shqipëria të largohet nga orekset e Serbisë
Deputeti Dashamir Shehi tha në “Mirëmëngjes” se ka qenë gjithnjë kundër Open Balkan dhe pikërisht tani është momenti që Shqipëria të tërhiqet nga marrëveshja.
“Unë gjithnjë kam qenë kundër kësaj, sepse kjo përfitime nuk ka për Shqipërinë, edhe sikur të mos kishte ndodhur lufta,” – u shpreh Shehi.
Sipas tij, në këtë marrëdhënie të pashëndetshme me Serbinë, përfitimet janë minimale. Pjesa më e madhe e atyre që popmpohen si fitime, tha Shehi janë thjesht të shkruara në letra dhe shqiptarët nuk mund t’i përfitojnë për shkak të mungesës së informacionit.
Dashi thekson se Shqipëria duhet të tërhiqet dhe të mos bëhet pjesë e orekseve të Serbisë.
Politika dhe ekonomia lidhen ngushtësisht dhe nuk mund të ndahen kaq lehtë sa thotë kryeministri, sipas deputetit Shehi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse