Debat në gjyqin e Veliajt, Dumani: Nuk e kemi problem transmetimin live! Ndreca-Dados: Prokurori nuk ka sjellje etike
Ka nisur këtë të hënë seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Seanca është zhvilluar me debate mes prokurorëve dhe avokatit të Veliajt.
Altin Dumani është shprehur se, si organ akuze, sipas tij, transmetimi live i seancës nuk e shqetëson procesin, përveç rastit kur bëhet fjalë për dëshmitarët, ku ekspozimi i tyre do të cenonte procesin.
Dumani: Gjyqi live? Ne, si organ akuze, nuk kemi problem, por mund të shqetësojë procesin. Në çështjet penale ku ka dëshmitarë, aq më tepër bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk lejohet transmetimi live. Kjo nuk ndodh as në rajon, as në Europë, as në gjyqet federale në SHBA. Mund të lejohen kamerat për disa pamje filmike, por dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët nuk mund të ekspozohen.”
Dado: Pse vetëm ti do të flasësh? Prit, se kërkoi fjalën prokurori.
Dumani: Kemi dy muaj që kemi kaluar në themel dhe vijojmë me seancat paraprake. Avokatët e Veliajt, në mënyrë të përsëritur, paraqesin kërkesa artificiale, sipas gjykimit tonë, me qëllim zgjatjen e shqyrtimit gjyqësor.
Ndreca: Kam treguar korrektësi dhe profesionalizëm. Prokurori nuk ka sjellje etike; tërhiqini vëmendjen. Thuajini se është palë e barabartë në këtë proces. Ne nuk kemi qëllim të zvarrisim procesin. I vetmi që mbahet në burg është Erion Veliaj dhe ai ka interes që ky proces të ecë sa më shpejt. Ne nuk pranojmë të ecim pa qenë një proces i rregullt ligjor.”
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës