Debat në zyrat e Kuvendit, eurodeputeti gjerman-Ballës: Pse do shkoni në Bordin e Paqes?
Gjatë një takimi në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë mes delegacionit të Parlamenti Europian këtë të mërkurë dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shënuar një debat lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare.
Deputeti i Parlamentit Europian, Peter Gahler, ngriti pyetje ndaj Ballës për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me Bordin e Paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA‑s, Donald Trump, duke kërkuar sqarime pse Shqipëria e pranoi menjëherë këtë iniciativë.
Balla reagoi duke theksuar se Shqipëria ka një “marrëdhënie të veçantë” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nënvizoi se zyrtarët e BE‑s duhet të pyesin vetë institucionet e Bashkimit Europian për mos‑përfaqësim të qartë në këtë strukturë.
“Zoti Gahler bën mirë të pyesë Këshillin Europian pse ju vetë si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë çështje,” tha Balla, duke nënvizuar nevojën për koordinim më të mirë brenda BE‑s.
Në vijim të diskutimit, Balla ngriti shqetësimin për procesin juridik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke theksuar shqetësimet e disa udhëheqësve të Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit të çështjeve të trajtuara atje.
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe
Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe