Debat për energjinë në Parlament, kërkesa nga 15 deputetë të opozitës

20 Tetor 2022 | 08:25

Parlamenti sot pritet të diskutojë për 4 orë situatën energjetike në vend.

Kërkesa është bërë rreth 2 javë më parë nga deputetë të opozitës të cilët kanë kërkuar në seancë edhe përfaqësues të ERE.

15 deputetët kanë kërkuar mbajtjen e një debati parlamentar në lidhje me vendimmarrjen e qeverisë dhe Entit Rregullator të Energjisë për çmimin e energjisë së konsumatorëve familjarë sipas fashave.

Rreth dy javë më parë deputetët e opozitës kërkuan në Kuvend thirrjen në një seancë dëgjimore drejtuesit e ERE-s, lidhur me vendimin për vendosjen e një fashe 800 kwh për energjinë elektrike.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili tha se qytetarët kanë nevojë të sqarohen se çfarë po ndodh me çmimin e energjisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke theksuar se sulmet ndaj efektivëve të Policisë së...
14:29 | 02/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026

Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas daljes nga seanca plenare. Balla foli për protestën që po zhvillohet para...
12:30 | 02/07/2026