Debate për gjuhën shqipe në emisionin Sot
Në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, emisioni “Sot” në Euronews Albania trajtoi çështjen e gjuhës shqipe dhe problematikat që duhen zgjidhur për një gjuhë të unifikuar me shqipen e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Autori i disa librave, Agron Dalipaj, thotë se problematika e gjuhës shqipe është çështja e identitetit kombëtar.
“Çështja e gjuhës shqipe nuk është çështje e Akademisë së Shkencave dhe Akademisë Studimeve Albanologjike, por çështje e identitetin tonë kombëtar”, tha ai.
Ndërsa pedagogia Elena Kocaqi thotë se nuk kemi fjalor të saktë të gjuhës shqipe dhe fokusi duhet të jetë te etimologjia.
Një studim më i mirë, sipas Kocaqit, i etimologjisë që do të shpjegonte se shumë fjalë që deri më tani janë cilësuar si të huazuara kanë prejardhje nga shqipja.
Por Rrahman Paçarizi, profesor në Universitetin e Prishtinës thotë se etimologjia është vetëm një degë e gjuhësisë, e nuk mund të studiohet më vete.
Ai tha se gjuha ka problematika, por ato duhen studiuar nga profesionistë të gjuhës.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës