Debate për skandalet e Berluskonit, Agalliu-Bozhekut: Në krevat bëj ç’të dua, por…
Gazetari Arbër Agalliu tha për “Now me Erla Mëhillin” se është e vërtetë ajo që avokati Ersi Bozheku tha se jeta seksuale e secilit është personale dhe nuk mund të gjykohet, por sipas tij në rastin e Berluskonit kjo rrezikonte të kthehej në një skandal diplomatik.
Agalliu tha se ndonëse Berluskoni fitoi pafajësinë në atë çështje skandali mund të bëhej më i madh pasi ai rrezikoi të përndiqej për favorizim të prostitucionit të minorenëve, por jo vetëm kaq kjo mund të shkaktonte edhe incidente diplomatike, për shkak të krahasimeve që ai kishte bërë për një prej shoqëruesve të tij.
“Unë në shtëpinë time dhe në krevat secili prej nesh mund të bëjë atë që do me kë do të jetë, por jo në momentin kur një kryeministër abuzon me rolin që ka. Avokati e njeh shumë mirë çështjen për të cilën po flasim dhe mënyrën se si ka përfunduar kjo çështje. mund të na thotë mënyrën se si ka përfunduar edhe nëse Berlusconi ka dalë i pafajshëm.
Këtu nuk po flasim për një individ që nuk ka asnjë peshë politike apo shoqërore, por po flasim për një ish-kryeministër që asaj kohe ka ndërhyrë në mënyrë personale duke rrezikuar një incident diplomatik, sepse e ka quajtur një shoqëruese të mitur dhe rrezikonte Berlusconi siç thashë edhe më parë të përndiqej për favorizim të prostitucionit minorit, e ka quajtur mbesa e presidentit Mubarak”,-tha Arbër Agalliu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Perandoria e Berlusconit, avokati: Ana e errët e bosit italian që u bë kryeministër
- “Festojmë 32 vjetorin me fitore”, Rama: Arritëm rezultatin më të mirë ndonjëherë
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve