Borë dhe rrebeshe, moti i keq përfshin vendin, probleme me qarkullimin

20 Janar 2024 | 13:15

Temperaturat janë ulur ndjeshëm këtë fundjave vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.

Situata më e vështirë është hasur në qarkun e Dibrës dhe të Korçës, ku dëbora e cila ka rënë pa ndërprerje, ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në Dibër, aksi rrugor bypass Qafë Murrizë është bllokuar dhe lëvizja e mjeteve drejt Tiranës kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet. Edhe rrugët lokale që lidhin Peshkopinë me fshatrat mund të kalohen vetëm me zinxhirë.

Edhe në qarkun Korçë, gjatë paradites së të shtunës, reshjet më të dendura të dëborës janë shënuar në Dardhas, Velcan e Proptisht. Trashësia e saj ka arritur deri në 7 cm. Reshje ka pasur edhe në Qafë Thanë e Qafë Plloçë, duke sjellë probleme në qarkullim në momentet e para,  madje edhe aksidente.

OSHEE njofton se probleme me energjinë elektrike ka pasur vetëm një pjesë e fshatrave të Kukësit, aty ku bora ka arritur deri në 30 cm.

Ndërkohë në pjesën perëndimore, në Tiranë, Durrës, Lezhë e Vlorë ka pasur reshje intensive shiu.

Ministria e Brendshme, Policia dhe Autoriteti Rrugor apelojnë për kujdes, ndërsa thonë se njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026