Defender 2023, Kim: Jemi këtu si aleatë, së bashku ne mund të kryejmë çdo mision
Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” nisi ditën e sotme në Tiranë.
E pranishme ishte dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila në fjalën e saj ajo tha se Shqipëria ka ndryshuar ndër vite dhe kjo është historike.
Ajo citoi fjalët e Heroit tonë Kombëtar Skëndëbeut duke thënë se ‘Bashkimi bën fuqinë”, teksa tha se amerikanët ndodhen në Shqipëri si aleatë e si miq.
Më tej ajo nënvizoi se nëse do të jenë të bashkuar SHBA e Shqipëria, mund të kryejnë çdo mision
“Shqipëria ka ndryshuar dhe kjo është historike. Jemi këtu si aleatë, miq partnerë, amerikanë dhe shqiptarë krahë për krahë. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skëndërbeut, Heroit Kombëtar të Shqipërisë e madje Heroit tim vetjak ‘Bashkimi bën fuqinë”. Që nga Defender 2021 dhe deri të përgatitja e Defender Europe 2023, Shqipëria dhe SHBA po bëjnë më shumë se kurrë më parë së bashku. Kemi ndërmarrë hapa të mëdhenj së bashku. Defender 2023 është krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë ushtarake në SHBA dhe aleatëve tanë të NATO-së. Kjo do të na tregojë ne dhe botës që së bashku ne mund të kryejmë çdo mision”- tha Kim.
Rreth 7 mijë trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në stërvitjen që do të shtrihet në 10 vende të ndryshme evropiane. Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë ndërkohë që do të angazhohen edhe 13 mijë pajisje të tjera, të nxjerra nga stoqet e të pozicionuara paraprakisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa