Dëgjohen kërkesat e eksportuesve, qeveria ndërhyn te bizneset e goditura nga euro
Qeveria ka nisur të lëvizë për të lehtësuar bizneset eksportuese e goditura nga zhvlerësimi i euros. Një ndër masat e marra është rimbursimi i TVSH-së në një afat tre ditor. Diskutohet edhe një plan afatgjatë i masave.
Sektori i eksporteve është prekur më shumë nga të gjithë nga zhvlerësimi i euros i cili ka vijuar në rënie drastike tre muajt e fundit.
Ministria e Financave bashkë me shoqatat e eksportuesve si dhe shoqatën e bankave, janë mbledhur për të diskutuar rreth masave që duhen marrë për të mbrojtur këtë sektor.
“Kemi vendosur me qëllim dhënien e një zgjidhje afatshkurtër për rritjen e likuiditeteve të kompanive eksportuese, do të ngurtësojmë parapagimin e kësteve të tatimfitimit për të gjithë kompanitë eksportuese që eksportojnë më shumë se 70% të qarkullimit dhe të prodhimit të tyre”.
Një masë tjetër që ndërmerr qeveria në këtë moment është edhe rimbursimi i TVSH-së.
“Nga ana tjetër ne do të marrim masa me qëllim që rimbursimi i TVSH-së që merret nga eksportuesit pranë administratës tatimore i cili në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve të ministrisë të Financave dhe të Ekonomisë, duhet të jepet me një afat 30 ditor, nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim, do të jepet me një afat shumë më të shkurtër, brenda tre ditëve nga paraqitja e kërkesës dhe dokumentacionit”.
Të gjithë eksportuesit tregtojnë në euro, ndërsa shpenzimet i kanë në lek, dhe si rrjedhojë të ardhurat e këtyre bizneseve kanë ardhur duke u tkurrur.
Bashkarisht me planet afatshkurtër, u diskutua dhe një plan afatgjatë për marrjen e masave të mëtejshme për ndikimin negativ që ky fenomen do ketë në treg. Disa sugjerime ishin ristrukturimi i kredive si dhe propozimi i kontratave forëard.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë