Deklarata e Durov pas arrestimit: Kam ndihmuar Francën në luftën kundër terrorizmit

6 Shtator 2024 | 08:52

Themeluesi i platformës Telegram, Pavel Durov tha sot në deklaratën e tij të parë pas arrestimit në Paris, se ka ndihmuar në luftimin e terrorizmit në Francë, pra në krijimin e një “linjë të nxehtë” ndërmjet aplikacionit dhe Parisit.

Durov i cilwsoi pyetjet e bëra nga autoritetet franceze gjatë marrjes në pyetje “të pabesueshme”, raportoi RIA Novosti.

“Nëse një vend është i pakënaqur me një shërbim në internet, praktika aktuale është të ngrejë një padi kundër vetë shërbimit. Përdorimi i ligjeve të miratuara në ditët para ekzistimit të telefonave inteligjentë për të ndjekur penalisht CEO (të një shërbimi online) për krime të kryera nga palë të treta në platforma që ai kontrollon është një qasje e gabuar”, tha Durov në një mesazh të postuar në kanalin e tij Telegram.

Durov u arrestua në aeroportin e Parisit Bourges më 24 gusht dhe dyshohet për dhjetë krime, duke përfshirë bashkëpunimin në menaxhimin e një platforme online me qëllim kryerjen e transaksioneve të paligjshme nga një grup i organizuar dhe mund të përballet me 10 vjet burg.

Ai doli nga burgu më 28 gusht me kusht prej pesë milionë eurosh dhe i ndalohet të largohet nga territori francez dhe duhet të paraqitet në polici dy herë në javë.

Autoritetet franceze lëshuan urdhra arresti për themeluesit e Telegram, vëllezërit Pavel dhe Nikolai Durov, më 25 mars me akuza që përfshijnë bashkëpunim në posedimin, shpërndarjen dhe vënien në dispozicion të imazheve pornografike të të miturve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit

Në Paris është dhënë alarmi, përpara ndeshjes midis Francës dhe Marokut (9/7-23:00) në Boston, për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.  Sipas raportimeve të medias, policia e Parisit po përgatitet...
20:31 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026

Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Republikën Çeke dhe Sllovakinë, sipas Institutit Sizmik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ndodhi rreth 14 kilometra larg...
20:12 | 09/07/2026