Deklarata e fortë e Arben Krajës: Ka portale që kërcënojnë gjyqtarë dhe prokurorë
“Ka portale që kërcënojnë gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK”. Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania kreu i SPAK, Arben Kraja.
“Po patjetër që ka edhe kërcënime, ndoshta dhe të drejtpërdrejta. Janë nga më të ndryshimet, ka, po të lexosh nëpër portale. Nuk e kam me analistët. Ka disa lidhje me disa portale që në mënyrë të papërgjegjshme shkruhet nga gjërat më të çuditshme. Portalet përmendin, kërcënojnë në pjesët individuale të gjyqtarëve të prokurorëve, të jetës private, histori të tilla”, u shpreh Kraja.
“E para nuk është e vërtetë që dikush ka hyrë në shtëpinë time, nuk ka asnjë sekret këtu. Ka pasur një vjedhje në një banesat ngjitur dhe kjo është e gjithë historia. Të veprosh në një terren të tillë që të tjerët merrem me jetën personale që nuk kanë lidhje me funksionin apo me detyrën padyshim që është një terren në thonjëza që është presion, Pjesa më e madhe e prokurorëve të SPAK kanë mbrojtke, fizike. Të gjithë prokurorët kanë punuar në mënyrë të ligjshme dhe objektive”, tha ai më tej.
Ai shtoi se prokurorët e SPAK punojnë në një terren shumë të vështirë, pasi hetojnë krimin e organizuar, terrorizmin dhe zyrtarët e lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar