Deklarata e fortë e Neshos: Rama ka lidhje me Rusinë, po orientohet drejt lindjes
Nën kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Edi Rama ka lidhje me Rusinë.
Sipas tij, Rama po orientohet drejt lindjes me politikat e tij dhe qeverisjen.
“Bashkëpunimi për të kthyer shtetin ligjor, bashkëpunimi për të ndaluar tendencat e kësaj qeverie për të shkarë drejt lindjes, siç po bën bashkëpunimi i zotit Rama, si në fushën politike duke ndarë projekte të cilat janë tepër të lidhura dhe me interesat ruse dhe kineze në Ballkan, por dhe nga ana e abuzimeve financiare për të investuar nga vendet jo europiane në Shqipëri, siç është projekti i Durrësit apo projekte të tjera strategjike.
Këto shihen si politika jo pro amerikane dhe kjo është esenca që ne kërkojmë që ta ndryshmojmë. Për shembull çështja e investimeve strategjike është një nga çështjet që opozita e bashkuar po e shikon si një nga pikat që kur të vijë në pushtet do t’i garantojë së bashku me transparencën dhe llogaridhënien për investimet e huaja,” – u shpreh Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori